Katari marrëveshje me Britaninë për blerjen e 24 avionëve

Mos i humb

Katari ka nënshkruar marrëveshje me Britaninë e Madhe për blerjen e 24 avionëve luftarakë Eurofighter Typhoon.

Ministri i Mbrojtjes i Katarit, Khalid bin Mohammed Al Attiyah, është takuar në Doha me homologun e tij britanik Gavin Williamson. Ministria përkatëse e Katarit njoftoi se të dy ministrat nënshkruan marrëveshje për blerjen e avionëve, si dhe marrëveshje për vendosje të flotës së përbashkët operative.

Do të jetë flota e parë e përbashkët e këtij lloji në rajon, ndërsa është shprehje e bashkëpunimit të mirë bilateral. Në njoftimin thuhet se flota e përbashkët do të mbulojë të gjitha aksionet ajrore për të siguruar gatishmëri maksimale, ndërsa do të përfshijë edhe personelin teknik nga të dyja palët.

Nga ministria e Katarit po ashtu theksojnë se marrëveshjet e nënshkruara janë faktor shumë i rëndësishëm për masat e sigurisë gjatë Kampionatit Botëror në Futboll që do të mbahet në Katar në vitin 2022.

Ndonëse në njoftimin nga Doha nuk theksojnë çmimin dhe kohën e dërgesës së avionëve luftarakë, pala britanike më herët ka njoftuar se bëhet fjalë për marrëveshje në vlerë prej tetë miliardë dollarë. Të enjten autoritetet e Katarit nënshkruan marrëveshje edhe me Francën për blerjen e 12 avionëve luftarakë Rafale dhe 50 avionëve Airbus./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit