Katari merr pjesë në takimin në Abu Dhabi në mes të krizës së Gjirit

Mos i humb

Katari ka marrë pjesë në një takim koordinativ arab në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi, në mes të përgatitjeve për të mbajtur një seancë të re të dialogut mes shteteve arabe dhe Kinës.

Sipas agjencisë së lajmeve të Katarit (QNA), delegacioni i Katarit në takim i mbajtur dje u kryesua nga përfaqësuesi i përhershëm i Katarit në Ligën Arabe, Ibrahim bin Abdulaziz al-Sahlawi.

Takimi koordinues arab është planifikuar të mbahet sot në kuadër të përgatitjeve për “seancën e pestë të dialogut politik arabo-kinez dhe për seancën e 16-të ta takimit të lartë të zyrtarëve të forumit të bashkëpunimit arabo-kinez”.

Kriza e Gjirit sapo ka hyrë në vitin e tretë të saj. Në mesin e vitit 2017, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti në mënyrë të papritur ndërprenë lidhjet me Dohën duke e akuzuar për mbështetje të grupeve terroriste.

Katari ka mohuar fuqishëm këto pretendime, duke e përshkruar embargon e udhëhequr saudite kundër tij si një shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit