Katari refuzon presidencën e radhës në Ligën Arabe

Mos i humb

Katari ka refuzuar të marrë presidencën e radhës në Ligën Arabe nga e cila u tërhoq Palestina.

Sipas rregullores së brendshme të Ligës Arabe, Katarit iu propozua presidenca e radhës pasi Palestina njoftoi më 22 shtator tërheqjen nga presidenca e radhës në Ligën Arabe.

Përfaqësia e përhershme e Katarit në Ligën Arabe në një deklaratë me shkrim lidhur me çështjen theksoi se “Përderisa i përmbahemi të drejtës presidenciale të takimit të Katarit që do të mbahet në mars 2021 ne kërkojmë falje që aktualisht nuk kemi vazhduar seancën në të cilën shteti i Palestinës është tërhequr”.

Ministri i Jashtëm i Palestinës, Riyad al-Maliki në një konferencë për media më 22 shtator në ministrinë në qytetin Ramallah në Bregun Perëndimor të okupuar tha se kanë hequr dorë nga presidenca e radhës së Ligës Arabe, pasi Sekretariati i Përgjithshëm i Ligës ka mbështetur Emiratet e Bashkuar Arabe (EBA) dhe Bahreinin që normalizuan marrëdhëniet me Izraelin në kundërshtim me Iniciativën Arabe të Paqes.

Ai theksoi se disa vende të fuqishme arabe nuk kanë dënuar largimin nga Iniciativa Arabe e Paqes dhe prandaj nuk do të ketë ndonjë vendim për dënim brenda një procesi të parashikueshëm.

“Ne nuk jemi të nderuar të shohim vendet arabe që nxitojnë t’i normalizojnë marrëdhëniet me shtetin okupues gjatë presidencës sonë”, tha Maliki.

Në takimin e Ligës Arabe që u zhvillua nëpërmjet telekonferencës më 9 shtator në nivelin e ministrave të Jashtëm nuk ishte marrë vendimi që dënon “normalizimin e marrëveshjeve” me Izraelin.

Sipas diplomatëve palestinezë “vendet e fuqishme arabe me ndikim” kishin ndaluar që të dalë vendimi për dënimin e vendeve arabe të Gjirit që normalizuan marrëdhëniet me Izraelin në kundërshtim me Iniciativën Arabe të Paqes.

EBA dhe Bahreini me ndërmjetësimin e SHBA-së më 15 shtator nënshkruan marrëveshje për “normalizimin e marrëdhënieve” me Izraelin në një ceremoni të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë.

Vendet anëtare të Ligës Arabe në vitin 2002 në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, miratuan Deklaratën e Iniciativës Arabe të Paqes që përcaktonte mohimin e normalizimit me Izraelin përderisa ky i fundit nuk njeh shtetin e pavarur palestinez, kryeqyteti i të cilit është Kudsi Lindor me kufijtë e vitit 1967.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit