Katastrofë mjedisore në fshatin Halil. Depozitohen mbi 1 mijë ton mbetje urbane në muaj nga Bashkia Krujë

Mos i humb

Mbetjet urbane të qyteteve të Krujës dhe Fushë-Krujës prej kohësh po depozitohen dhe digjen në fshatin Halil që ndodhet pranë një ekosistemit natyror të Krastë-Verjon të shpallur “Peizazh i Mbrojtur”.

Një ndër zonat e bukura turistike në vend, i përfshirë së fundi në projektin e “100 fshatrave turistike”, është sot e ‘pushtuar’ nga një mal me mbetje urbane.

Mbi 1 mijë ton mbetje urbane në muaj, të qytetit të Fushë-Krujës dhe fshatrave përreth.

Përveç rrezikimit të ekosistemit të Krastë-Verjon, ndotja ka shkaktuar shqetësim dhe alarmim tek banorët e zonës të cilët pretendojnë se kur digjen mbetjet nuk arrijnë dot të hapin as dritaret dhe dyert.

Përballë kësaj situate, Bashkia e Krujës nuk ka marrë asnjë masë për të shmangur katastrofën ekologjike.

Po ashtu pranë vendit ndodhet dhe një liqen ku rriten peshq i cili është gjithashtu i rrezikuar. Banorët, bizneset dhe komuniteti janë shqetësuar deri te kryebashkiaku Artur Bushi, por deri më sot nuk kanë marrë asgjë përgjigje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit