Katastrofë natyrore në Gjermani, 80 të vdekur dhe 1.300 persona të humbur

Mos i humb

Thellohet bilanci i viktimave nga përmbytjet masive në Gjermani. Mësohet se deri më tani kanë ndërruar jetë 80 persona, ndërkohë që 1.300 të tjerë rezultojnë të humbur.

Mediat vendase bëjnë me dije se si pasojë e pranisë së madhe të ujit janë shembur shtëpi dhe fasada të ndryshme, duke marrë përpara gjithçka del para.

Kjo tragjedia është akoma më e madhe se ajo vitit 2002 kur 21 persona vdiqën në Gjermani dhe la më shumë se më shumë se 100 të vrarë në të gjithë Evropën.

Parashikimet e meteorologëve thonë se priten sërish reshje të mëdha shiu në pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore, çka do të thotë se situata do të përkeqësohet.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka premtuar mbështetje të plotë për personat e prekur nga përmbytjet, më të këqija që ka parë vendi në dekada.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit