Katër hapa që ju kursejnë nga hedhja e panevojshme e ushqimit!

Mos i humb

Ndërsa një pjesë e konsiderueshme e planetit vuan nga mungesa e ushqimit, një pjesë tjetër – ku mund të jemi edhe ne, hedh ushqimin në plehra pa ndonjë pendim.

Çështja e hedhjes së ushqimit është një dukuri në rritje, për të cilën duhet marrë përgjegjësi. Miliarda ton mbetje ushqimore hidhen çdo vit në botë, sasi që sigurisht se do të zbuste urinë në pjesët tjera të botës.

Por si shumë gjëra të tjera, edhe hedhja e ushqimit mund të nisë nga këshilla për veten.

  1. Blini me masë

Pikë së pari, është më mirë të blini më shpesh e më pak, se sa të blini shumë e të ngelet ushqimi pa konsumuar .

Blerja e ushqimeve duhet të bëhet me listë pasi të jenë kontrolluar dollapët e kuzhinës dhe frigoriferi.  Asnjëherë mos bëni shoping kur jeni të uritur, pasi përfundoni duke blerë gjëra që nuk do t’i konsumoni gjithsesi!

  1. Blini ushqimet e besueshme

Mos bëni eksperiment me shijen tuaj duke blerë nga marka të panjohura e të mashtroheni nga fotografitë. Për më tepër, mos rrezikoni te produktet e mishit dhe bulmetit, ndërsa mund të ndjeheni më komod të blini nga marka të tjera kur vjen puna te drithërat dhe pjekurinat.

Diçka që duhet ta mbani mend: Best-before (më së miri të përdoret deri më) është një indikatori i kualitetit: mund të hahet ushqimi edhe pas Best Before, por nuk është në gjendje optimale.

  1. Organizoni frigoriferin

Kur ktheheni në shtëpi pas pazarit, kushtojani pak kohë sistemimit të mallrave të blera. Mendojeni këtë formë: ato që kanë më shumë afat i vendosni në hapësirën mbrapa, ndërsa ato me më pak i kaloni përpara. Kështu, kur të hapni frigoriferin, e dini se cilat duhet harxhuar më parë.

  1. Mos i përtoni ngrirjes së ushqimit

Ngrirja e thellë e ushqimeve është arma kryesore kundër hedhjes së panevojshme të ushqimit.

Mund të habiteni se ka shumë ushqime që nuk i keni ngrirë më herët e që mund t’i vendosni lirisht në ngrirësin e thellë.

Djathërat si Parmesan, Cheddar, Gouda and Gruyere, që të gjitha i mbijetojnë për mrekulli temperaturave nën zero, dhe shija mbetet thuajse e njëjtë.

Gjithashtu arrat dhe farërat prishen shpejtë në temperaturë dhome. Vendosini në ngrirës të thellë dhe do të zgjasni jetën e tyre.  /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit