Katër oficerët francezë nën hetim për dhunimin e producentit me ngjyrë, dy prej tyre në paraburgim

Mos i humb

Katër oficerët e policisë franceze, përgjegjës për  dhunimin e një producenti me ngjyrë, do të hetohen penalisht. Video e oficerëve të bardhë që sulmonin producentin Michel Zecler u shfaq javën e kaluar dhe shkaktoi valë të shumta zemërimi në shoqërinë franceze.

Të katër të dyshuarit përballen me akuza të “dhunës me dashje të ushtruar një person me pushtet “,  thuhet në median franceze.  Dy prej tyre aktualisht gjenden në paraburgim. Vendimi për të hapur një hetim zyrtar vjen në mes të shqetësimit në rritje për dhunën e policisë në Francë.

Pamjet e  publikuara nga Loopsider të Enjten tregojnë producentin Zecler teksa dhunohej nga tre oficerë policie në studion e tij në Paris më 21 nëntor. Një i katërt shihet më vonë duke hedhur një bombol gazi në ndërtesë. Incidenti thuhet se filloi me një mosmarrëveshje  për maskën.

Përveç akuzës për “dhunë të qëllimshme”, të katër oficerët akuzohen për falsifikim në raportin e policisë që ata paraqitën pas incidentit. Të Shtunën, prokurorët kërkuan që tre nga policët të riktheheshin në paraburgim për të shmangur bashkëpunimin midis tyre. Por gjykatësi tha se vetëm dy do të qëndronin në paraburgim, raportojnë mediat franceze.

Presidenti Emmanuel Macron e përshkroi incidentin si “të papranueshëm” dhe “të turpshëm”, duke kërkuar propozime të shpejta qeveritare se si të rindërtohet besimi midis policisë dhe qytetarëve.

Ndërkohë që të Shtunën, u mbajtën protesta në të gjithë vendin kundër projekt-ligjit të sigurisë i cili synon të  kufizojë të drejtën për të filmuar ose marrë fotografi të policisë. Në Paris demonstruesit u përleshën me oficerët.

Kundërshtarët thonë se projektligji do ta bënte të vështirë dokumentimin e brutalitetit të policisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit