Katër të rinj në pranga/ Njëri u kap me armë në makinë, tre të tjerë që bënin lëvizje të dyshimta u kapën me drogë

Mos i humb

Gjatë kontrolleve blic në qarkun e Shkodrës, është arrestuar një person që qarkullonte me armë zjarri në makinë. Ndërsa tre të tjerë që u vunë në pranga akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

24-vjeçari i identifikuar me inicialet A.Gj., banues në fshatin Prekal, Shkodër, u ndalua në fshatin Golem, Shkodër, teksa udhëtonte me mjetin tip “Benz”. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet është gjetur e fshehur një armë zjarri automatike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale

Gjithashtu, gjatë kontrolleve të ushtruara në qytetin e Shkodrës, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

M.C., 19 vjeç, banues në fshatin Grudë, Malësi e Madhe; M. L., 22 vjeç dhe A. G., 17 vjeç, të dy banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

Ata janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Skënderbeg”, duke bërë lëvizje të dyshimta me mjetin “Volkswagen”. Pas ndalimit, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit të automjetit u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale lënda narkotike, mjeti tip “Volksëagen” dhe 3 aparate celulare.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit