Katërvjetori i agresionit rus në Ukrainë, Spiropali: Shqipëria, mbështetje të palëkundur për popullin ukrainas

Mos i humb

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, reagoi sot në lidhje me katërvjetorin e nisjes së agresionit rus ndaj Ukrainës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali theksoi se “katër vjet pasi Rusia nisi agresionin e saj brutal dhe të pajustifikuar kundër Ukrainës, ne përkujtojmë jetët e humbura dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me një komb që mbron lirinë, sovranitetin dhe demokracinë e tij”.

Ajo vlerësoi guximin dhe qëndrueshmërinë e popullit ukrainas, duke theksuar se rezistenca e tyre është dëshmi se terrori nuk mund ta mposhtë vullnetin për të jetuar i lirë.

“Guximi i popullit ukrainas vazhdon të frymëzojë botën. Qëndrueshmëria e tyre dëshmon se terrori nuk mund ta mposhtë vullnetin për të jetuar i lirë”, shkruan Spiropali.

Ministrja theksoi se “Shqipëria riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainën, politikisht, diplomatikisht dhe përmes veprimeve konkrete”.

“Solidariteti ynë është i qartë, parimor dhe i qëndrueshëm. Ukraina nuk është vetëm!”, shkruan Spiropali.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit