Kavajë, ALUIZNI i dorëzon Myftinisë së Kavajës dokumentat e legalizimit të 11 Xhamive

Mos i humb

13 objekte kulti të fesë islame në Kavajë tashmë janë zyrtarisht të legalizuara, duke i dhënë fund një procesi që për to ka qenë i gjatë por me fund të lumtur. Zyra e Aluiznit Kavajë i ka dorëzuar sot Myftinisë Kavajë dhe imamëve të Xhamive në rrethin e kavajës dokumentat e Legalizimit të 13 xhamive. Gjatë një vizite në Myftininë e Kavajës ku u pritën nga Myftiu Besnik Leçini dhe imamët e disa xhamive vetë Drejtori i Zyrës së Aluiznit të Kavajës z. Ylber Nurçe i shoqëruar nga një pjesë e stafit të tij dorëzuan sot 13 legalizime për 13 objekte që janë nën varësinë e Myftinisë Kavajë.

Gjatë fjalës së tij pas dorëzimit të dokumentave të legalizimit, Drejtori i Zyrës së Aluiznit z.Ylber Nurçe tha se për të është një kënaqësi e veçantë që ngulmoi dhe e dërgoi deri në fund një proces i cili kishte ngecur dhe ishte kthyer në shqetësim për komunitetin fetar islam të Kavajës.

“Plotësimi dhe dorëzimi i këtyre dokumentave ishte një detyrë e jona të cilën e kemi kryer me shumë kujdes, duke treguar që ndjeshmëria jonë për institucionet fetare e madhe. Ne punojmë çdo ditë, kemi hequr burokracitë dhe ja ku jemi sot këtu mes jush për të përmbyllur një proces që për ju por edhe për ne ka qenë i rëndësishëm. Ti gëzojmë së bashku”, tha z.Nurçe.

Nga ana e tij Myftiu i Kavajës z.Besnik Leçini e falenderoi Zyrën e ALUIZNIT- t për bashkëpunimin e deritanishëm, mbështetjen dhe për punën e bërë veçanërisht  gjatë muajve të fundit duke treguar një nivel të lartë profesionalizmi.

“Sot jemi të gëzuar jo vetëm ne që ndodhemi në këtë zyrë, por edhe të gjithë besimtarët muslimanë të Kavajës. Nuk janë pak, por 13 objekte kulti që falë punës tuaj i janë nënshtruar dhe kanë përfunduar një proces të rëndësishëm. Në emër të Myftinisë të Kavajës unë ju falenderoj që përmbyllët këtë proces, zoti ju shpërbleftë me të mira”, tha ndër të tjera Myftiu i Kavajës z. Besnik Leçini.

Ndërkohë pas përmbylljes dhe marrjes së lejes së legalizimit Myftinia e Kavajës duhet t’i drejtohen Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP) për të aplikuar për certifikatë pronësie, proces për të cilin u tha se do të fillojë menjëherë./Rtv Islam

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit