Kavajë: Mbështetja maksimale e grave dhe vajzave, garancia e ndryshimit më 14 maj

Mos i humb

Deputeti i PD-së Ervin Salianji së bashku me kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë” në Bashkinë e Kavajës kanë zhvilluar një takim me forumin e grave demokrate.

Salianji shkruan se mbështetja maksimale e grave dhe vajzave është garancia e ndryshimit në 14 maj.

Fisnik Qosja, kandidati i opozitës gjatë takimit me Forumin e Grave, ka vlerësuar rolin e tyre në demokraci.

Ndërkohë, ai ka prezantuar edhe prioritetet për këtë bashki, ndërsa ka denoncuar dhe presionin që po iu bëhet të rinjve nga mësues e drejtues të arsimit për të mos marrë pjesë në takimet e këtij koalicioni.

Gjatë fjalës së tij, Qosja kujtoi një fragment të një ushtari, i cili i konsideronte gratë kavajase rebele që nuk tremben para asgjëje.

Qosja pati edhe një mesazh për drejtuesit e arsimit në Kavajë dhe mësuesit, të cilët i bëjnë presion nxënësve të mos shkojnë në fushatat e PD.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit