Kazakistan – Të paktën 15 të vdekur në një aksident ajror

Mos i humb

Të paktën 15 njerëz u vranë dhe 66 u plagosën të premten në mëngjes kur një aeroplan pasagjerësh u rrëzua në një zonë të banuar ndërsa po ngrihej nga pista në Kazakistan.

Sipas Komitetit të Kazakistanit për Emergjencat avioni tip “Fokker” i shoqërisë «Bek Air» ishte i nisur nga Nur-Sultan për në Alma-Atë me 88 pasagjerë, duke përfshirë 8 fëmijë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit në bord.

Ministria e Zhvillimit të Industrisë dhe Infrastrukturës së Kazakistanit njoftoi se është ndaluar aktiviteti i kompanisë “Bek Air” deri në zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Edhe Komiteti njoftoi përmes një deklarate se fluturimet për avionët e tipit “Fokker-100” ishin ndërprerë deri në zbulimin e shkakut të aksidentit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit