“Ke bombë në makinë”, identifikohet personi që sinjalizoi me telefon nga burgu gjyqtarin

Mos i humb

Identifikohet personi që telefonoi sot gjyqtarin Markelian Kuqo, ku e sinjalizonte këtë të fundit se në mjetin e tij i kishin vendosur një bombë.

Ngjarja në fjalë është regjistruar në Korçë. Gazetarja Lorena Kodra tha për ‘BalkanWeb’ se telefonata është bërë nga burgu i Drenovës, ndërsa thuhet se bëhet fjalë për një person me probleme të shëndetit mendor.

Burime nga ky institucion i vuajtjes së dënimit bënë me dije se bëhet fjalë për një person ndaj të cilit është vendosur masa ‘mjekim i detyruar’. Ndërkohë, nga verifikimet e grupit hetimor nuk rezulton të këtë rrezikshmëri për gjyqtarin, pasi bëhet fjalë për një alarm të rremë. Policia ka sekuestruar kartat e telefonit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit