
Komisioni Europian ka miratuar një rekomandim të ri i cili paraqet një udhëzues për mënyrën e trajtimit të sfidave të sigurisë kibernetike në energjetikë.
Komisioni Europian tha se për të menaxhuar rrjetet e energjisë, do të nevojitet një shkallë më e madhe digjitalizimit e cila do të rezultojë me një lidhje të përhershme midis konsumit dhe prodhimit.
“Ky digjitalizim i shtuar ka bërë sistemin energjetik më të mençur pasi tani u mundëson konsumatorëve të përfitojnë më shumë nga shërbimet në fushën e energjetikës”, thotë KE-ja.
Komisioni Europian thotë se me një sistem gjithnjë e më të digjitalizuar të energjisë, dhe me një numër në rritje të amvisërive të lidhura në rrjet, siguria kibernetike është bërë e një rëndësie të madhe dhe një shqetësim për të gjithë, pasi është shtuar edhe numri i aksidenteve.
Rekomandimi i KE-së identifikon veprimet kryesore të nevojshme për të parandaluar sulmet kibernetike mbi sektorin e energjetikës.


