Ke Të Sëmurë Në Familje? Ja Si Mund Të Mbrohesh

Mos i humb

Gara për hetues në BKH, përfundon procesi i deklarimit të pasurisë për 35 kandidatët, së shpejti nis verifikimi nga SPAK

Përfundon procesi i deklarimit të formularëve të pasurisë për 35 kandidatët e kualifikuar si agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Pse nuk duhet të vishni këpucë në ambiente të mbyllura

Ka nga ata që sigurohen të heqin këpucët para se të hyjnë në shtëpi, duke veshur pantoflat e tyre. Ndërsa ka nga...

Qyteti pa mjekë e mësues/ Shumë të infektuar me koronavirus

Pas Tiranës, një tjetër qytet është kthyer në vatër e rrezikshme e koronavirusit. Në Berat, mësues, edukatore, mjekë dhe punonjës institucionesh janë...

Nga kufiri me Greqinë në Kukës, arrestohen 3 persona, organizonin trafikimin e klandestinëve nga Lindja e Mesme

Një operacion policor i koduar ”Storm” ka përfunduar me goditjen e një grupi të trafikut të klandestinëve nga kufiri Shqipër-Greqi në Tiranë...

Sado të fiksuar të jemi pas higjenës apo pastërtisë në këto kohë pandemie, shmangia e ekspozimit ndaj virusit apo baktereve të tjera është e pamundur nëse një apo disa anëtarë të familjes janë të sëmurë.

Sipas mjekëve, nëse një anëtar i familjes preket nga një sëmundje infective, të tjerët do të infektohen pas tij/saj.

Përpos infektimit të banorëve, edhe shtëpia mund të mbushet me viruse e baktere duke sfiduar kështu shëndetin e të gjithëve.

Megjithatë, ekspertët listojnë disa strategji të thjeshta në zbatim për të ulur sa më shumë rrezikun ndaj një infeksioni.

Kufizoni Sa Më Shumë Kontaktet Me Të Sëmurin

Nëse është e mundur, përpiquni të kufizoni sa më shumë kontaktin fizik me të sëmurin, sidomos nëse ai/ajo tështin e kollitet gjatë gjithë kohës.

Gjithashtu, shmangni kontaktin edhe me çdo mjet apo pajisje që preket nga i sëmuri.

Anëtarët e tjerë të familjes duhet të tregojnë kujdes të shtuar ndaj përdorimit të peshqirëve, gotave, pjatave e çarçafëve.

Nëse është e mundur, përpiquni të mos ndani të njëjtin shtrat me të sëmurin.

Mbani Maskë Dhe Lani Duart

Nëse qëndroni në një shtëpi me një të sëmurë me COVID-19, sigurohuni që ai/ajo por edhe ju të mbani maskë edhe brenda shtëpisë.

Sa i përket përdorimit të banjës, përpiquni që ky ambient të jetë sa më i ajrosur dhe i disinfektuar.

Sigurohuni të lani duart para dhe pas përdorimit të banjës dhe mbani mbyllur gjithmonë kapakun e ËC-së.

Nëse i sëmuri ka shkuar në banjë, prisni dhe mos u fusni menjëherë  dhe sigurohuni që ai/ajo ka larë duart për mbi 20 sekonda.

Pastroni Rregullisht Shtëpinë

Bakteret dhe viruset përhapen shumë shpejt, sidomos nëse i sëmuri tështin dhe kollitet shpesh.

Virusi qëndron në sipërfaqe për disa orë dhe prekja e sipërfaqeve të ndotura është e paevitueshme.

Për këtë arsye shtëpia duhet pastruar dhe disinfektuar rregullisht veçanërisht:

  • Dorezat e dyerve dhe dritareve
  • Banaku i kuzhinës
  • Rubineti i ujit
  • Çelësi i dritës
  • Frigoriferi
  • Banja

Lajini këto ambiente me ujë dhe sapun dhe më pas përdorni alkol për disinfektim.

Ajrosja e Shtëpisë

Ajrosja e shtëpisë është strategjia më e lehtë për pastrimin e ajrit nga stërklat e ndotura të lëshuara gjatë kollitjes apo tështimës.

Nëse koha e mundëson hapni dyer e dritare dhe lejoni ajrin të qarkullojë në të gjithë shtëpinë.

Përpos ajrosjes, mund të përdorni edhe pajisje që mundëson më shumë lagështi në ajër.

Frymëmarrja është më e mirë kur ajri nuk është i thatë sepse ky i fundit përthan rrugët e frymëmarrjes dhe i bën ato më të brishta ndaj viruseve.

Sipas ekspertëve, viruset kanë një nivel të lartë mbijetese në ambient me nivel të ulët lagështie.

Kur ajri është i thatë, stërklat nuk avullojnë shpejt por qëndrojnë në ajër më gjatë dhe kështu rritet predispozita e infeksionit të anëtarëve të tjerë të familjes.

Hapa të tjerë të rëndësishëm janë kryerja e vaksinës anti-grip, përdorimi i matur i suplementëve të vitaminës C , zinkut dhe D-së, gjumi i mirë si dhe kujdesi për shëndetin mendor.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Grabitet banesa në Tiranë, morën biizhuteri e sende me vlerë. Ja sa para vodhën hajdutët

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona në orët e fundit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Uniformat...

Ushqimet e Darkës Që Ju Fryjnë Pa E Ditur

Darka, si vakti i fundit i ditës, luan një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e punëve në organizëm jo vetëm gjatë natës.

Shpërthim në një depo në Britani: Rregjistrohen disa të lënduar, ende nuk ka viktima të konfirmuara

Shërbimet e urgjencës kanë konfirmuar se ka pasur një numër të madh të lënduarish në një shpërthim në një depo në Bristol...

Zëvendëskryeministër në qeverinë e re malazeze, shqiptari Abazovic me tone të ashpra në Kuvend: Duam marrëdhënie të reja me Serbinë

Dritan Abazoviç, i emëruar si zëvendëskryeministër në Qeverinë e Malit të Zi dhe tha se ekzekutivi i ri dëshiron marrëdhënie të mira...

Hungaria s’e pranon propozimin aktual të buxhetit evropian: Çdo shtet anëtar ka të drejtën e vetos

Buxheti i Bashkimit Evropian dhe pakoja financiare për rimëkëmbje pas pandemisë, nuk mund të hyjnë në fuqi pa miratimin e Hungarisë, dhe...