KEDS ndërton dy linja të reja për furnizim të Mitrovicës

Mos i humb

KEDS ka përgatitur dy linja të reja që do të lëshohen në punë deri në fund të javës për furnizim me energji elektrike të Mitrovicës.

Këto linja do të lidhen në nënstacionin e ri të KOSTT-it Ilirida dhe do të bëjnë shpërndarjen e energjisë eletrike për Mitrovicën me fshatrat. Këtu përfshihet qendra e qytetit me fshatrat e shumë lokalitete tjera.

Me lëshimin në punë të këtyre linjave parashihet që furnizimi me energji elektrike i këtij qyteti të jetë shumë më stabil. Kjo pjesë e Mitrovicës deri tash është furnizuar nga linja 35 kV që vinin nga Vushrria përmes Skënderaj e deri në Mitrovicë ndërsa linja e dyte është për nënstationin Shupkvci i cili tani është duke u furnizuar nga nënstacioni Trepça përmes linjave 35 kV. Por, tashmë linjat 35 kV do të eleminohen komplet, duke bërë që furnizimi të jetë shumë më efikas dhe më ekspeditiv.

Këto dy linja do të bëjnë ndërlidhjen nga nënstacioni Ilirida me ata të KEDS-it- Mitrovica dhe Shupkovci.

Ky hap do të zgjidhë përfundimisht furnizimin me energji elektrike të një pjesë të konsuderuueshme të qytetit. Kjo, pasi qendra, lagjet e afërta dhe disa fshatra dekada me radhë janë furnizuar nga asetet e Trepcës, shumë të vjetruara. Tash, KOSTT ka ndërtuar asetet e veta, KEDS ka ndërtuar menjëherë linjat e reja për ta bërë ndërlidhjen e tyre me rrjetin distributiv dhe përfitues direkt janë mijëra konsumatorë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit