Limaj takon drejtoreshën e BE-së për Ballkanin, flasin për dialogun dhe vizat

Mos i humb

Zv/kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh bashkëkryesues i delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë ka pritur në takim drejtoreshën e BE-së për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Angelina Eichhorst.

Limaj këtë e bëri të ditur në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ndërsa ka shkruar se gjatë takimit është biseduar për zhvillimet aktuale politike në vend, dialogun Kosovë-Serbi dhe proceset integruese të Kosovës.

Postimi i plotë i Limajt:

Prita sot në takim drejtoreshën e BE-së për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Angelina Eichhorst. Biseduam për zhvillimet aktuale politike në vend, dialogun Kosovë-Serbi dhe proceset integruese të Kosovës. Ishte konstatim i përbashkët se dialogu është i paaltaernativë dhe duhet të gjejmë rrugë për të rifilluar dialogu, në mënyrë që ta arrijmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse obligative për njohje reciproke.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit