Këlliçi: Keni zbrazur vendin për të mbushur xhepat tuaj

Mos i humb

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, nga foltorja e Kuvendit i ka bërë thirrje qeverisë që të kthejë vëmendjen tek qytetarët.

Në seancën e dytë radhazi, ku po diskutohet për projekt-buxhetin 2023, tha se qeveria ka zbrazur vendin me qëllim që të mbushin xhepat e tyre, ndërsa tha se situata ekonomike është e rëndë, dhe rritja e çmimeve i ka bërë qytetarët të mos mund të përballojnë jetesën.

Ai kërkoi që të ndërhyhet ndër të tjera në uljen e çmimeve, teksa shtoi se një çift i ri nuk arrin dot që të blejë një apartament.

“Miratimi i projekt-buxhetit duhet të ishte hapi i fundi. Dua të di pse anashkalohet grupet e interesit. Problemet po i shtohen vendit dita ditës, në fakt dhe seanca është formale, i keni gati kartonat, a jeni deputetë apo vetëm numra?!

Kjo shfaqje e djeshme e bariut tuaj, me ofendime, ka një motiv që të heqë vëmendjen. Keni zbrazur vendin për të mbushur xhepat tuaj.

Ka ardhur koha që kjo qeveri për herë të parë ta ketë vëmendjen tek qytetarët”, u shpreh ai mes të tjerash.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit