Ai shprehet se Erion Veliaj ka bërë një punë “shkel e shko” për kryeqytetin, duke thënë se kjo do të marrë fund pas ardhjes së tij në krye të bashkisë.

“Ky ujë që shikoni të hidhet përpjetë si shatërvan është tregues i mentalitetit “shkel e shko” që ka Veliaj.

Erion Veliaj dhe Edi Rama së bashku e kanë qeverisur Tiranën për 19 vjet. Të dy së bashku kanë drejtuar Bashkinë e Tiranës për 5 mandate. Jua kanë kërkuar votën 5 herë për Tiranën me premtimin për ta modernizuar.

Boll me premtime gjigandeske! Tiranës i duhen si fillim standardet më minimale që kanë kryeqytetet e Europës! Tiranës i duhet administrim, normalitet, model i ri, punë ekipi në nivel ekspertësh dhe jo 10 kameramanë për 1 fidan!

Eksperimenti “Rilindje” mori fund. Dolën llum. Veliaj do ngelet me 99 veta. #G99”.

Zotohem publikisht se pas 14 majit Policia Bashkiake nuk do t’ia konfiskojë tezgën me fiq!” shkruan ai.