Kelmendi: Janë joserioze vendimet e Vetëvendosjes pa Ymerin, Kurtin, Dërgutin

Mos i humb

Gazetari Adriatik Kelmendi i ka quajtur jozerioze vendimet e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes nëse merren pa prani të figurave kryesore të partisë. Ka thënë se aty po mungon Kryetar, kandidati për Kryeministër dhe gruaja me e votuar e Partisë.

“Në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes “Vetëvendosje!”, nën frymën e urgjencës me të cilën u thirr, do të pritej/duhej të merreshin vendime të mëdha dhe progresive për partinë dhe për vendin. Në të kundërtën do të dilte organizim krejt joserioz, meqë vështirë do ta përligjte faktin se po mbahet: pa kryetarin e partisë, pa ish-kandidatin për kryeministër dhe deputetin më të votuar në vend, pa deputeten më të votuar dhe nënkryetren e Kryesisë së Kuvendit, pa ish-sekretarin e partisë në tri mandate dhe deputetin e dytë më të votuar nga partia në Kuvend…”, ka shkruar Kelmendi.

Sot, VV vendosi të shpallë zgjedhjet për Kryetar të Partisë. Derisa Albin Kurti ua tregojë derën kundërshtarëve të tij duke thënë se secili prej tyre është i zëvendësueshëm./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit