“Kërcënimet e Sisi-t nuk kanë asnjë kuptim për libianët”

Mos i humb

Presidenti i Këshillit të Lartë Shtetëror të Libisë, Halid al-Mishri tha se bazimi i presidentit të Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi në bashkëpunëtorët e tij në Libi, tregon nivelin e dështimit të politikës së Kajros.

Mishri pas takimit të Sisi-t me liderët e fiseve në Libi, bëri një deklaratë nga Twitteri.

Ai nënvizoi se Sisi bazohet në një komunitet i përbërë prej bashkëpunëtorësh të cilët nuk përfaqësojnë askënd përveç vetes, por veprojnë sikur janë përfaqësues të popullit libian, duke theksuar se kjo tregon nivelin e dështimit të politikës së Kajros.

Mishri tha se janë duke përparuar në synimin për të formuar një shtet sovran demokratik. “Kërcënimet e Sisi-t nuk kanë asnjë kuptim për libianët”, u shpreh ai.

Ndërkaq, Abdurrahman Shater, anëtari i Këshillit të Lartë Shtetëror të Libisë nga Twitteri potencoi se Sisi vepron me qëllim për të prishur stabilitetin dhe sigurinë e Libisë.

“Sisi e di se me personat që takohet nuk përfaqësojnë vullnetin në Libi”, tha Shater.

Në një deklaratë me shkrim nga Presidenca egjiptiane dje ishte theksuar se Sisi në Kajro ka takuar me liderët e fisive libiane.

Sisi duke u bërë thirrje fiseve libiane që të hyjnë nën çatinë e një “ushtrie kombëtare” dhe se armët duhet të jenë vetëm në duart e institucioneve shtetërore, tha se janë të gatshëm për pritjen dhe trajnimin e anëtarëve të fiseve libiane për ndërtimin e një ushtrie kombëtare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit