Kërcënohet gjyqtarja që dënoi Nikolla Gruevskin

Mos i humb

 

 

Dobrilla Kacarska, gjykatësja e cila e dënoi ish-kryeministrin Nikolla Gruevski me dy vite burg, është vënë në mbrotje 24 orëshe policore.

E gjithë kjo ndodh për shkak të kërcënimeve për jetë që ajo ka marrë, pas shpalljes së aktgjykimit për ish kryeministrin.

TV24 raporton se janë angazhuar njësi speciale për të mbrojtur edhe disa gjykatës tjerë të cilët kanë në duar lëndët e Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Kacarska udhëhoqi me lëndën “Tanku” edhe për ish-ministren e MPB-së, Gordana Jankulloska, për të cilën ka kërkuar kontroll gjinekologjike për të vërtetuar gjendjen e saj me shtatzaninë.

Ajo ka dënuar me nëntë vjet edhe Gjoko Popovskin, ish-ndihmës ministër i MPB-së.

 

© SYRI.net

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit