Kërkesa e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për pezullim të dënimit, Gjykata e Lartë merr vendimin

Mos i humb

Gjykata e Lartë ka vendosur të refuzojë rekursin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për pezullimin e dënimit. Gjykata e Lartë vendosur mospranimin e rekursit nga ish-prokurori i Përgjithshëm.

Adriatik Llalla u dënua me 2 vite burg për mosdeklarim pasurie.

Llalla kërkoi pezullimin e dënimit me arsyetimin se vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe se izolimi do i sillte pasoja të rënda për shëndetin.

Kujtojmë se ish-kryeprokurori Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode.

Ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7 mijë dollarësh për lindjen e djalit, shpenzimet që lidhen me ndërtimin e katit të tretë të banesës si dhe shkollimin e vajzës në Gjermani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit