Kërkohet një koordinim më i mirë për t’i zgjidhur problemet me Covid

Mos i humb

Thirrjet po rriten në Zvicër që të mbahen shënime më të sakta të njerëzve që vuajnë gjatë nga Covid për të kuptuar simptomat dhe ndikimin e përgjithshëm në shoqëri.

Kritika përqendrohet në faktin se nuk ka një bazë të dhënash qendrore për të regjistruar numrin dhe ashpërsinë e rasteve të gjata Covid – një pajisje që mund të përmirësojë të kuptuarit e gjendjes së re mjekësore.

“Covid i gjatë mund të rezultojë të jetë një tjetër problem i madh i politikës shëndetësore”, tha neuroshkencëtari Dominique de Quervain, për gazetën SonntagsBlick të dielën.

Përderisa disa njerëz shërohen plotësisht pas infektimit me Covid-19, të tjerë vuajnë nga efekte anësore të vazhdueshme, si humbja e energjisë, gulçimi dhe mungesa e kujtesës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit