Këshilltari i sigurisë në Emiratet e Bashkuara Arabe takon shefin e Mossad-it

Mos i humb

Këshilltari i sigurisë kombëtare i Emirateve të Bashkuara Arabe, Tahnoun bin Zayed Al Nahyan, ka pritur në takim kreun e agjencisë izraelitë të intelegjencës Mossad, Yossi Cohen, në kuadër të marrëveshjes së normalizimit të arritur midis dy vendeve.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi se Al Nahyan dhe Cohen diskutuan zhvillimet rajonale dhe bashkëpunimin e sigurisë midis dy vendeve. 

Përpjekjet kundër koronavirusit të ri (COVID-19) po ashtu ishin midis çështjeve që diskutuan dy palët. 

Mediat izraelite raportuan se Cohen mbërriti dje në Abu Dhabi për të zhvilluar bisedime mbi marrëveshjen e normalizimit të lidhjeve midis dy vendeve. 

Javën e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi një marrëveshje midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. 

Emiratet e Bashkuara Arabe është vendi i parë i Gjirit dhe kombi i tretë arab që ka marrëdhënie të plota me Izraelin, pas Egjiptit dhe Jordanisë. 

Pavarësisht raporteve se marrëveshja ndaloi planin e diskutueshëm të Izraelit për të aneksuar pjesë të Bregut Perëndimor, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmoi angazhimin e vazhdueshëm të qeverisë së tij për planin e aneksimit. 

Grupet palestineze nuk pranuan marrëveshjen, duke theksuar se ajo nuk bën asgjë në shërbim të çështjes palestineze dhe se injoron të drejtat e palestinezëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit