Këta janë dy policët që ranë mbrëmë në Lumin Lepenc

Mos i humb

 

 

Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë pësuar aksident të rëndë mbrëmë në Kaçanik, pasi kanë rënë me veturë nga ura mbi lumin Lepenc, prej një lartësie rreth 150 metra, raporton Gazeta Metro.

Lajmin e ka konfirmuar gjatë mbrëmjes së djeshme për Metron zëdhënësi i Policisë së rajonit të Ferizajt, Agim Gashi.

Përmes telefonit, Gashi ka thënë që policët kanë qenë në një makinë të policisë dhe janë vet-aksidentuar duke rënë nga ura mbi Lepenc. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00.

“Një veturë e policisë me dy pjesëtarë ka rënë në lumin Lepenc. Jemi duke i kërkuar trupat e tyre. Nuk dihet ende asgjë. Të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po kontrollojnë dy anët e brigjeve të lumit. Nuk dihen shkaqet, por vetura ka thyer barrierat e urës duke rënë poshtë”, ka thënë Gashi.

Në vendin e ngjarjes ishin edhe pjesëtarë të FSK-së, si dhe njësiti i zhytësve të cilët janë futur në lumin Lepenc në kërkim të dy policëve të zhdukur.

Dy policët nga Kaçaniku që po kërkohen janë Malësor Dashi dhe Armend Trena, gazetametro ju sjell fotot e tyre më poshtë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit