Këto simptoma tregojnë se jeni nën stres

Mos i humb

Ekzistojnë shumë simptoma fizike, të cilat mund t’ju ndihmojnë të identifikoni stresin, gjykuar sipas ekspertëve të ushqimit.

Charlotte Watts, autore e librit “The De-Stress Effect” konstaton që trupi i stresuar do të absorbojë nutrienët më shpejt, gjë që do të thotë që me kalimin e kohës do të bëhet më pak efektiv dhe i lodhur.

Stresi mund të jetë shkaktari i cili shpesh lidhet me mungesën e vitaminave dhe mineraleve, siç janë gjakrrjedhja e mishit të dhëmbëve dhe pikat e bardha në thonj, transmeton tg.

“Zgjedhjet ndryshe në ushqim mund të ndihmojnë që të zëvendësohen nutrienët e shfrytëzuar, por gjithashtu edhe zvogëlimi i sheqerit dhe i stresit nënkupton që nutrienët ekzistojnë dhe që ruajmë rezervat për atëherë kur na janë më të nevojshme”, thotë ajo.

Gjykuar sipas Wattsit, çdo simptomë te pacientët e stresuar është pothuajse e njëjtë – pra ajo është kryesisht mungesë e vitaminave:

Buzët e pëlcitura (vitamina B6) pika të bardha në thonj (zinku), konstipacioni dhe diarreja (magnezi), gjakrrjedhje të mishit të dhëmbëve (vitamina C), njollat në këmbë (vitamina E), infeksioni i fytit dhe i mushkërive (vitamina A).

Veç kësaj, rezultatet e studimit kanë treguar që femrat të cilat kanë përjetuar stresin nga ngjarjet jetësore traumatike janë në rrezik të madh nga obeziteti në jetën e mëvonshme.

Një anë e ndritshme e stresit është ajo që doza e shtuar e kortizolit të ashtuquajtur hormon i stresit mbron qelizën nga plakja dhe zvogëlon rrezikun nga sëmundjet degjenerative, siç është ajo e Alzheimerit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit