
KFOR- i ka treguar edhe njëherë se janë të gatshëm të parandalojnë çdo kërcënim që vjen në drejtim të Kosovës.
Ky qëndrim i KFOR- it vjen pasi forca të shumta po mbajnë ushtrime në malet e Dragashit, këto ushtrime po bëhen për të qenë të gatshme për veprim të shpejtë në gjithë territorin e Kosovës me qëllim të pengimit të çfarëdo kërcënimi që do të mundë ta rrezikonte këtë territor.
“Trupat e KFOR-it vazhdojnë me trajnimin e vazhdueshëm dhe janë gati të shpërndahen nëpër gjithë territorin e Kosovës, dhe të parandalojnë çdo kërcënim për sigurinë e mjedisit. Këtë herë, ushtrimet janë zhvilluar në komunën e Dragashit, dhe kanë përfshirë Grupin Shumëkombësh të Betejës Perëndimore dhe asestet e helikopterit kroat”, thuhet në komunikatën e KFOR- it.



