KiE voton heqjen e monitorimit ndaj Shqipërisë

Mos i humb

Shqipëria do të kalojë në fazën e postmonitorimit nga Këshilli i Evropës pas votimit sonte në mbrëmje në Asamblenë Parlamentare. Komiteti i Monitorimit vlerëson zbehjen e krizës politike në vend.

“Në dritën e progresit dhe duke njohur vullnetin e qartë politik të shprehur nga shumica qeverisëse, komiteti i monitorimit i rekomandon Asamblesë Parlamentare që të mbyllë procedurën e monitorimit për Shqipërinë dhe të angazhohet një dialog pas monitorimit me objektivin për të adresuar shqetësimet e mbetura. KiE është i gatshëm që të propozojë kthimin e procedurës së plotë të monitorimit ndaj Shqipërisë nëse në kohën e raportin e parë në kuadër të dialogut pas monitorimit, nuk do të ketë progres konkret dhe të prekshëm në luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e pakicave, lirinë e medias dhe të shprehjes.”

Në Strasburg vlerësohet puna e SPAK për ndëshkimin e korrupsionit të nivelit të lartë. KiE është i shqetësuar për ndryshimet e shpeshta të kuadrit zgjedhor në Shqipëri, të cilat reflektojnë një tendencë për të luajtur me rregullat e lojës në vend. Strasburgu apelon të gjithë aktorët politikë që të adresojnë, fenomene të identifikuara gjatë zgjedhjeve të kaluara, si abuzimi me burimet administrative, financimi i fushatës elektorale dhe blerja e votave.

Strasburgu u kërkon palëve politike që të miratojnë, si çështje prioritare dhe shumë kohë përpara se të zhvillohen zgjedhjet, legjislacionin për të lejuar votimin jashtë vendit të diasporës së madhe shqiptare që jeton jashtë vendit, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit