Kievi përgatitet për të pritur Erdogan, në fokus marrëveshja tregtare

Mos i humb

Ukraina po përgatitet për të mirëpritur presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, i cili po planifikon të kryejë vizitën e parë pas ftesës së homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ambasadori i Ukrainës në Turqi, Nariman Dzhelyalov, e dha lajmin gjatë një interviste me RBC Ukraine.

Fokusi kryesor i vizitës do të jetë ratifikimi i një marrëveshjeje të tregtisë së lirë midis dy vendeve, tha ambasadori.

“Vizita kërkon përpjeke të konsiderueshme pasi ka shumë çështje që e ndërlikojnë organizimin e saj. Presidenti Zelensky ka propozuar që marrëveshja e tregtisë së lirë të ratifikohet gjatë vizitës së Erdogan, e cila do të përfaqësonte një hap domethënës dhe simbolik”, theksoi ambasadori Dzhelyalov.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit