Këto vatra masive zjarresh kanë gjunjëzuar rajonin qendror kilian të Valparaisos.
Prej disa ditësh, pyjet e kësaj zone janë përfshirë nga flakë masive që kanë shkrumbuar edhe zona të banuara, me një bilanc të rëndë prej 112 viktimash deri më tani.
Presidenti Gabriel Boriç shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në gjithë rajonin, pasi autoritetet lokale nuk po munden të venë flakët nën kontroll që ende vazhdojnë të përhapen me ritme të shpejta, të ndihmuara edhe nga erërat e fuqishme.
Në terren, në ndihmë të banorëve zbriti ushtria.
Autoritetet presin që bilanci i viktimave të rëndohet, pasi deri më tani të paktën 200 persona rezultojnë të zhdukur.
Ekipet e emergjencës kanë evakuuar mijëra banorë, ndërsa flakët kanë shkrumbuar deri më tani një hapësirë prej gati 80 kilometrash katrorë.
Zyrtarët vendas thonë se bëhet fjalë krizën më të rëndë të zjarreve ndër dekada.
Ekspertët thonë se intensiteti i zjarreve të rënë vitet e fundit po shtohet për shkak edhe të ngrohjes globale.


