Kim: Amerikanët dhe shqiptarët qëndrojnë krah për krah me njëri-tjetrin

Mos i humb

Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim deklaroi sot se, amerikanët dhe shqiptarët qëndrojnë krah për krah me njëri-tjetrin.

Në ceremoninë e nisjes së stërvitjes më të madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe 23”, Kim tha se, “shikoni përreth jush sot një Shqipëri të ndryshuar dhe kjo është historike.

Jemi në sheshin “Nënë Tereza”, në një Shqipëri demokratike, rrethuar nga qindra burra dhe gra me uniformë nga SHBA, Shqipëria dhe shumë vende të tjera aleate.

Duke nisur një stërvitje ndërkombëtare ushtarake, “Defener Europe 23”.

Ajo theksoi se, “jemi këtu si aleatë, miq dhe partnerë. Amerikanët dhe shqiptarët qëndrojnë krah për krah sikurse e thoni ju.

Dikur të ndarë veçmas, tani aleatë të NATO-s dhe partnerët më të afërt ushtarakë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit