Kina dërgon tre astronautë në hapësirë, do të eksplorojnë për stacionin e ri hapësinor

Mos i humb

Kina nisi me sukses tre astronautë në orbitë, për të filluar eksplorimin e stacionit të ri hapësinor të vendit. Anija kozmike “Shenzhou-12”, do të dërgojë tre astronautë në modulin kryesor të stacionit hapësinor kinez “Tianhe” për një mision tremujor, shkruan CNN.

“Shenzhou-12”, u nis nga Qendra e Satelitëve e Jiuquan-it në Kinën Veriperëndimore më 9:22 paradite sipas orës së Pekinit, njoftoi Agjencia e Hapësinore e Kinës (CMSA).

Ky është misioni i shtatë me ekuipazh në hapësirë i Kinës dhe i pari gjatë ndërtimit të stacionit hapësinor kinez. Ai është gjithashtu i pari mision në gati pesë vite pas misionit të fundit të fluturimeve hapësinore me astronautë kinezë.

Pas këtij misioni, tre anije kozmike të ekuipazhit dhe dy module laboratorike do të dërgohen në stacionin hapësinor, me synimin për të përfunduar ndërtimin e tij deri në fund të vitit 2022.

Huang Weifen, një nga projektuesit kryesorë të programit hapësinor tha se gjatë misionit ekuipazhi do të përdorë kostume të reja hapësinore, si dhe një anije të re kozmike.

Të tre astronautët që janë pjesë e misionit të Kinës janë përkatësisht komandanti Nie Haisheng, një veteran 56-vjeçar që ka marrë pjesë në misionet “Shenzhou-6” dhe “Shenzhou-10”; Liu Boming, 54 vjeç, i cili ishte pjesë e misionit “Shenzhou-7”, dhe Tang Hongbo, 45 vjeç, për të cilin ky është misioni i parë hapësinor.

Programi hapësinor i Kinës ka përparuar me shpejtësi gjatë dekadës së fundit – vetëm në shtatë muajt e fundit, shkencëtarët tashmë kanë zbarkuar me sukses në hënë në dhjetor dhe në Mars në maj.

Në prill, ata projektuan me sukses modulin e parë të stacionit hapësinor. Nëse përfundon me sukses, stacioni pritet të jetë në funksion për 10 vite.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit