Kina “gjithmonë refuzon politizimin” e punës së gjurmimit të origjinës së virusit COVID-19

Mos i humb

Kina ka deklaruar se një hetim i dytë mbi origjinën e koronavirusit të ri (COVID-19) të propozuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) “nuk bazohet në provat shkencore të mbledhura nga faza e parë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Pa iu referuar përfundimeve shkencore dhe sugjerimeve nga raporti i përbashkët i OBSH-së dhe Kinës mbi origjinën e koronavirusit, (sekretari i OBSH-së) pa u konsultuar plotësisht me vendet anëtare doli me propozimin e punës për fazën tjetër, që është refuzuar dhe dyshuar”, tha zv/kryediplomati kinez, Ma Zhaoxu, në një konferencë në Pekin me 31 përfaqësues dhe ambasadorë nga 29 vende.

Megjithatë, raporton e përditshmja kineze ‘Global Times’, Ma tha se Kina mbështet punën e fazës tjetër, por “gjithmonë refuzon politizimin e çështjes”. Ai shtoi se puna e ardhshme duhet të udhëhiqet nga OBSH-ja dhe anëtarët e saj.

Muajin e kaluar, OBSH-ja propozoi fazën e dytë të studimeve mbi origjinën e koronavirusit, përfshirë inspektimin e laboratorëve dhe tregjeve në Wuhan, qyteti kinez ku për herë të parë u shfaq virusi COVID-19.

Propozimi erdhi pas nxitjes nga vendet perëndimore, pasi ekipi i përbashkët ndërkombëtar i hulumtimit OBSH-Kinë në muajin shkurt publikoi një raport pas një vizite mbi 10-ditore në Kinë në kërkim të origjinës së virusit.

Dr. Peter Ben Embarek nga ekipi i OBSH-së pas publikimit të raportit tha se dëshmitë po ashtu tregojnë për një rezervuar natyror të virusit, domethënë lakuriqët.

“Por meqenëse Wuhan-i nuk është pranë vendbanimit të lakuriqëve të natës, pa një kërcim i drejtpërdrejtë i këtij virusi në Wuhan është shumë e pamundur”, tha Embarek pas hetimit të parë në origjinën e virusit.

“Si hyri virusi në treg akoma nuk dihet. Pritësi akoma nuk është identifikuar”, shtoi ai.

Sipas zv/kryediplomatit kinez, faza tjetër e punës së gjurmimit të origjinës së virusit COVID-19 duhet të bëhet vetëm nga shkencëtarët, për të gjetur origjinën zoonotike dhe rrugët e transmetimit.

“Derisa raporti i përbashkët OBSH-Kinë njihet gjerësisht, kjo është baza mbi të cilën duhet të kryhet puna në të ardhmen. Mbi 70 vende i kanë dërguar letra OBSH-së në mbështetje të raportit të përbashkët OBSH-Kinë, duke kundërshtuar punën e politizuar të gjurmimit të origjinës dhe mbi 30 vende kanë shprehur qartë qëndrimet e tyre të kundërshtimit ose opinionit të rezervuar mbi propozimin e punës së fazës tjetër për gjurmimin e origjinës”, tha Ma.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit