Lirohet me kusht kreu i bordit drejtues të Samsungut, Lee

Mos i humb

Lee Jae-yong, kryetari i Bordit Drejtues të kompanisë elektronike Samsung Electronics, i cili ishte burgosur për ryshfet në Korenë e Jugut, është liruar me kusht, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lee, i cili u gjykua si pjesë e skandalit të ryshfetit që çoi në shkarkimin e ish-presidentes Park Geun-hye dhe u dënua me 30 muaj burg më 18 janar, u lirua me kusht.

Në një deklaratë për gazetarët pas daljes nga burgu, Lee tha se ai ka ndjekur nga afër kritikat dhe pritjet në lidhje me të gjatë kohës sa ishte i burgosur.

“Unë i shqetësova shumë njerëzit tanë. Kërkoj falje”, theksoi ai.

Lee është një nga 800 njerëzit që u urdhëruan të liroheshin me kusht para Ditës së Pavarësisë Kombëtare më 15 gusht, e cila simbolizon çlirimin e Koresë së Jugut nga pushtimi japonez.

Ndryshe, më 18 janar, Gjykata e Lartë e Seulit shpalli 30 muaj burgim për Lee. Skandali i ryshfetit çoi në shkarkimin e ish-presidentes Park Geun-hye në vitin 2017.

Lee u dënua për dhënie ryshfeti këshilltares së ish-presidentes Park, Choi Soon-sil.

Më 14 janar, Gjykata Supreme e Koresë së Jugut miratoi dënimin me 22 vjet burg për Park për ryshfet, keqpërdorim të detyrës dhe krime të tjera.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit