Kina ‘godet’ Australinë përmes tregtisë së mineraleve dhe pambukut

Mos i humb

Tensionet e përshkallëzuara dypalëshe kanë rezultuar që Kina “jozyrtarisht” t’u kërkojë tregtarëve të pambukut dhe xeheve të ndalojnë blerjen e produkteve nga Australia.

“Cotton Australia” dhe Shoqata Australiane e Transportuesve të Pambukut në një deklaratë të përbashkët sot thanë se Komisioni Kombëtar i Reformës së Zhvillimit të Kinës, kohët e fundit ka “dekurajuar” fabrikat e tyre nga përdorimi i pambukut australian.

Më parë, Pekini thuhet se kishte pezulluar importet e xeheve nga Australia.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison kohë më parë deklaroi: “Nuk është e pazakontë për Kinën të ndërpresë importet e qymyrit”. Canberra po heton lëvizjet e fundit të Pekinit.

Megjithatë, nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar nga pala kineze lidhur me këtë çështje.

Gjithashtu, tensionet dypalëshe nxitën hetime të ndara nga Pekini në eksportet e verës australiane dhe akuzat për “dumping” (shitja e mallrave nga një shtet në tregjet e jashtme më lirë se brenda vendit).

Kina është një nga destinacionet më të rëndësishme për mineralet dhe verën e Australisë.

Tensionet e vazhdueshme u shkaktuan pasi Canberra filloi të kërkonte hetime për pandeminë e COVID-19, të shkaktuar nga koronavirus i ri i cili u raportua për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar.

Kërkesa të ngjashme janë bërë nga SHBA dhe aleatët e tjerë perëndimorë të Canberras, e cila shkaktoi irritimin e Pekinit.

Kërkesa bëri që diplomatët kinezë në Australi të linin të kuptonin “detyrimin ekonomik” të mallrave australiane nga kompanitë kineze.

“Opinioni kinez është i frustruar, i tronditur dhe i zhgënjyer me atë që po bën Australia tani”, pati deklaruar ambasadori kinez, Jingye Cheng në fillim të prillit, duke iu përgjigjur pyetjes rreth kërkesës së Canberrës për hetim.

“Cotton Australia” dhe Shoqata e Transportuesve të Pambukut Australian, megjithatë pohuan se marrëdhëniet e tyre me Kinën “kanë rëndësi për ne”.

“Industria Australiane e Pambukut do të vazhdojë të zhvillojë bisedime të rëndësishme me palët e interesuara për të kuptuar plotësisht këtë situatë dhe do të vazhdojmë të punojmë me qeverinë e Australisë që të angazhohemi me respekt dhe mirëkuptim me Kinën për të gjetur një zgjidhje”, thuhet në deklaratë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit