Kamala Harris pezullon aktivitetet fizike për fushatë

Mos i humb

Zyrtarët e fushatës presidenciale të zotit Joe Biden njoftuan sot se kandidatja demokrate për nënpresidente Kamala Harris do të pezullojë aktivitetet elektorale me pjesmarrjen fizikisht të saj deri të hënën.

Kjo pasi që dy anëtarë të stafit të fushatës së saj rezultuan pozitivë me koronavirus.

Zyrtarët thanë se zoti Biden nuk ishte ekspozuar ndaj virusit edhe pse ai dhe zonja Harris shpenzuan disa orë së bashku gjatë në një aktivitet në kuadër të fushatës zgjedhore në Arizona më 8 tetor.

Zonja Harris ishte planifikuar të udhëtonte në Karolinën e Veriut për të inkurajuar zgjedhësit që të hedhin votat e procesin e hershëm elektoral.

Zyrtarë e fushatës thanë se zonja Harris ishte testuar dhe kishte rezultuar negative. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit