Kina realizon 11 milionë teste për COVID-19 në 5 ditë

Mos i humb

Kina brenda pesë ditëve në qytetin bregdetar Qingdao ka kryer 11 milionë teste të dyshuara për koronavirusin e ri (COVID-19), pasi u raportuan raste të reja të virusit fundjavën e kaluar.

Mediat lokale raportuan se infeksionet e reja u gjurmuan në një dhomë skanimi CT në spitalin e qytetit Qingdao. 

Zyrtarët thanë se autoritetet zbuluan se dhoma ishte përdorur për pacientët me COVID-19 dhe pacientë të tjerë pa dezinfektimin e duhur. 

Përderisa spitali ishte caktuar për trajtimin e pacientëve të prekur nga sëmundje të tjera, me përjashtim të virusit COVID-19, dy individë të infektuar që u zbuluan burim i kllasterit të ri ishin punonjës në portin Qingdao.

Struktura mjekësore është mbyllur të dielën e kaluar. 

Testimi masiv nukleik në qytetin me mbi 11 milionë banorë filloi të hënën dhe përfundoi të premten.

Autoritetet vendosën mbi 4 mijë pika të mbledhjes së mostrave, ku u punësuan mbi 10 mijë punonjës mjekësor. 

Zyrtarët përballen me padi për shkak të shpërthimit

Të paktën dy zyrtarë janë përballur me padi për shkak të kllasterit të virusit në Qingdao.

Dang Kai, kryetar i spitalit, u shkarkua nga posti, ndërsa Sui Zhenhua, drejtor i komisionit komunal të shëndetit të qytetit, u pezullua.

Kllasteri në Qingdao ishte shqetësues për Kinën, pasi muajin e kaluar vendi deklaroi fitore kundër pandemisë.

Që kur infeksione e para u raportuan dhjetorin e kaluar në qytetin Wuhan të provincës Hubei, Kina ka raportuar gjithsej 85.646 raste të konfirmuara me COVID-19, përfshirë 4.634 vdekje dhe 80.759 të shëruar.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës në raportin e fundit raportoi 24 raste të reja të importuara, duke rritur numrin e përgjithshëm të rasteve të importuara në 3.084.

Një rast asimptomatik po ashtu u raportua në qytetin Guangzhou në provincën jugore Guangdong.

Autoritetet kanë vendosur në karantinë 68 kontakte të këtij rasti dhe personi raportohet se ka lidhje me një pacient me COVID-19, i cili së fundmi u kthye nga jashtë vendit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit