Kina teston një avion hipersonik

Mos i humb

 

Kina ka testuar një mjet flutures hipersonik që arrin shpejtësi prej 7.344 kilometrash në orë.

Akademia Kineze e Teknologjive Hapësinore dhe Aerodinamike njoftoi se avioni i testuar në veri të vendit Starry Sky -2 ka arritur shpejtësinë prej 7.344 kilometrash në orë brenda 400 sekondave, thuhet në një lajm të gazetës China Daily.

Mjeti hipersonik u transportua së pari nga një raketë me karburant të ngurtë dhe më pas është ndarë nga raketa për të vazhduar me sistemin e tij të pavarur shtytës.

Avioni fillimisht arriti shpejtësinë Mach 5,5, që është pesëfishi e gjysmë i shpejtësisë së zërit, dhe mbajti shpejtësinë ultra për 400 sekonda.

Starry Sky-2 më pas kaloi në Mach 6, gjashtëfishi i shpejtësisë së zërit, dhe arriti shpejtësinë 7.344 kilometra në orë.

Mjeti ajror kinez arriti lartësi prej 30 kilometrash dhe bëri manovra me kënd të gjerë, gjithashtu duke testuar një sërë teknologjish të avancuara, siç është sistemi i mbrojtjes termike me ekulibër të ngrohjes.

Po ashtu, siç thuhet, për zhvillimin e mjetit ajror supersonik janë nevojitur tre vite.

– Teknologjia hipersonike

Shpejtësia e zërit llogaritet 343,2 metra në sekondë. Ndërkaq, mjetet ajrore hipersonike janë ato të cilat lëvizin me shpejtësi Mach 5 (pesëfishi i shpejtësisë së zërit) ose më lartë.

SHBA në vitin 2011 testoi mjetin ajror pa pilot HTV-2 me shpejtësi Mach 20, mirëpo ai arriti të fluturojë vetë disa minuta para se të përplasej në Oqeanin Paqësor.

Në mars të vitit të kaluar, Kina realizoi shtatë teste të suksesshme mes Mach 5 dhe Mach 10 me një avion hipersonik të quajtur WU-14.

Ndër vendet që kanë testuar shembujt e parë të avionëve hipersonikë që gjithashtu mund të përdoren për transportimin e armëve bërthamore dhe raketave balistike, janë Rusia, India dhe Australia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit