Të paktën 20 persona janë plagosur pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në provincën Hunan të Kinës qendrore të hënën, njoftojnë media lokale.
Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua raporton se treni ka dalë nga shinat në qytetin Chenzhou të qarkut Yongxing rreth mesditës.
Nuk u raportua për viktima.
Treni po udhëtonte për në provincën jugore të Guangdong nga qyteti Jinan të provincës lindore Shandong.
Aksidenti u shkaktua nga rrëshqitja e dheut për shkak të shirave të vazhdueshme gjatë ditëve të kaluara.
Pasi treni goditi masën e dheut, ajo shkaktoi zjarr në gjeneratorin e energjisë të saj, duke shkaktuar dëmtimin e pesë vagonave dhe lëndimin e 20 personave.