Kinë, 590 të vdekur dhe rreth 59 milionë banorë të prekur këtë vit nga përmbytjet

Mos i humb

Përmbytjet shkatërruese në Kinë këtë vit kanë shkaktuar vdekjen e së paku 590 personave dhe kanë prekur rreth 59 milionë të tjerë në rajone të ndryshme të vendit, theksuan sot zyrtarët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zhou Xuewen, zëvendësministri i Menaxhimit të Emergjencave i Kinës, në një konferencë shtypi tha se përmbytjet, midis janarit dhe tetorit, prekën gjithsej 58,9 milionë njerëz, ndërsa 590 të tjerë humbën jetën ose janë ende të zhdukur.

Përmbytjet shkatërruese, tha ai, shkaktuan zhvendosjen e rreth 3,51 milionë personave, ndërsa 203.000 shtëpi u shembën.

“Humbjet ekonomike të shkaktuara nga përmbytjet u rritën në 240,6 miliardë juanë (37,6 miliardë dollarë)”, theksoi zëvendësministri kinez, sipas të përditshmes kineze “The Paper”.

Autoritetet kineze këtë vit regjistruan reshje më të larta në shumë rajone.

Reshjet e dendura shkaktuan përmbytje të mëdha në provincat Shanxi, Henan dhe Hubei që nga korriku në Kinë, duke shkaktuar që lumenjtë të vërshojnë, të thyejnë barrierat dhe të dëmtojnë digat që prodhojnë energji elektrike.

Zhou tha se fatkeqësia e përmbytjeve ishte “më serioze se në vitet e mëparshme”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit