Kinë, 85 për qind e qytetarëve do të përdorin gjuhën Mandarin deri në vitin 2025

Mos i humb

Kina do të nisë një fushatë agresive për promovimin e gjuhës mandarine, duke thënë se 85 për qind e qytetarëve të saj do të përdorin gjuhën kombëtare deri në vitin 2025, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ky veprim duket se i vë në presion edhe më të madh dialektet rajonale kineze të kërcënuara si kantonishtja dhe hokien, së bashku me gjuhët e pakicave si tibetiane, mongole dhe ujgure.

Urdhri i lëshuar të martën nga Këshilli Shtetëror, Kabineti i Kinës, thekson se përdorimi i gjuhës mandarine, i njohur në kinezisht si “putonghua” ose “gjuha e përbashkët”, mbetet “i pabalancuar dhe i pamjaftueshëm” dhe duhet përmirësuar për të përmbushur kërkesat e ekonomisë moderne.

Kritikët kanë protestuar në mënyrë sporadike për ndryshimet në sistemin arsimor dhe kërkesat e punësimit që kanë shembur në mënyrë të vazhdueshme rolin e gjuhëve të pakicave, duke e quajtur këtë një fushatë për zhdukjen e kulturave që nuk përputhen me grupin etnik dominues Han.

Me objektivin e vitit 2025, politika synon ta bëjë gjuhën Mandarine praktikisht universale deri në vitin 2035, përfshirë zonat rurale dhe ato të pakicave etnike.

Promovimi i gjuhës mandarine mbi gjuhët e tjera ka shkaktuar protesta të herëpashershme, përfshirë atë të vitit të kaluar në rajonin e Mongolisë së Brendshme, kur gjuha mongole u zëvendësua nga gjuha standarde mandarine si gjuhë mësimi.

Partia Komuniste në pushtet e Kinës ka denoncuar të gjitha lëvizjet e tilla si një formë separatizmi dhe i ka shtypur në mënyrë të pamëshirshme, duke thënë se përshtatja gjuhësore është e nevojshme për hir të ekonomisë dhe unitetit kombëtar.

Politika mbështetet nga kërkesat ligjore ndërkaq dokumenti i lëshuar të mërkurën kërkon një mbikëqyrje të shtuar për të “siguruar që gjuha e përbashkët kombëtare e folur dhe e shkruar të përdoret si gjuhë zyrtare e agjencive qeveritare dhe të përdoret si gjuhë bazë e shkollave, lajmeve dhe publikimeve, radio, film dhe televizion, shërbimet publike dhe fusha të tjera”.

Gjithashtu ai u bën thirrje zyrtarëve që “të rrisin fuqishëm pozitën ndërkombëtare dhe ndikimin e kinezishtes” në akademi, organizata ndërkombëtare dhe në tubime globale.

Përpjekjet e qeverisë për promovimin e gjuhës mandarine përmes rrjetit të saj mbarë botëror të Instituteve Konfuci ishin kontradiktore, ndërsa u kritikët i denoncuan ato si përpjekje për promovimin e axhendës së partisë dhe për heqjen e diskutimit të temave të tilla si raporti i saj për të drejtat e njeriut.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit