Rusia urdhëron të largohen nga vendi diplomatët që kanë shërbyer mbi 3 vjet në ambasadën amerikane

Mos i humb

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka bërë të ditur se diplomatët amerikanë që kanë punuar në Moskë më shumë se tre vjet duhet të largohen nga vendi deri më 31 janar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Maria Zakharova, tha se kjo masë është hapi tjetër në mosmarrëveshjet e vazhdueshme diplomatike midis Rusisë dhe SHBA-së.

Zakharova tha se për disa kohë SHBA-ja ka shkaktuar vështirësi për diplomatët rusë të angazhuar në SHBA duke u mohuar atyre vizat dhe duke u vendosur kufizime në lëvizjet e tyre brenda SHBA-së.

Siç tha ajo, Rusia dëbimin e konsideron si imitim të veprimit të SHBA-së që detyron 27 diplomatë rusë të largohen nga vendi deri në fund të janarit.

“Ne e konsiderojmë kërkesën amerikane si asgjë tjetër veçse dëbim dhe synojmë të përgjigjemi në përputhje me rrethanat. Deri më 31 janar të vitit 2022, punonjësit në Ambasadën e SHBA-së në Moskë, të cilët kanë qenë në mision për më shumë se 3 vjet, duhet të largohen nga Rusia”, tha Zakharova.

Ajo tha se Moska e ka prolonguar këtë masë për një kohë të gjatë me shpresën se SHBA-ja do të rishqyrtojë vendimin e saj.

“Theksoj se kjo zgjedhje nuk është e jona. Partnerët amerikanë na e imponuan këtë lojë. Ne me këmbëngulje për një kohë të gjatë jemi përpjekur të arsyetohemi me ta, por ata kanë bërë zgjedhjet e tyre”, shtoi Zakharova.

Veprimet e SHBA-së, tha Zakharova, Rusia i ka quajtur “cenim i pa maskuar i të drejtës sovrane të një shteti që dërgon përfaqësuesit e tij, diplomatët, si dhe që i përcakton vetë kushtet e qëndrimit në vendin pritës, sipas ligjeve dhe rregullave të shkruara nga pala pritëse”.

Ambasadori rus në SHBA, Anatoly Antonov, javën e kaluar tha se 27 diplomatë rusë do të detyrohen të largohen nga SHBA-ja deri më 30 janar për shkak të problemeve të vizave me familjet e tyre, si dhe 30 të tjerë deri në fund të qershorit të ardhshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit