Kinë, dhjetë të vdekur dhe qindra të evakuuar si pasojë e përmbytjeve nga reshjet në Hunan

Mos i humb

Që prej fillimit të këtij muaji provinca e Hunan në Kinë është përfshirë nga reshje të pazakonta shiu, ku bëhet e ditur se nga përmbytjet janë prekur rreth 1.8 milionë banorë, ndër të cilët 286,000 janë evakuuar.

Sipas raportimeve nga agjencia e lajmeve Xinhua, stacionet e monitorimit të reshjeve kanë deklaruar nivele sasiore të larta të shiut, të regjistruara rrallë prej një periudhe shumëvjeçare.

Nga ana tjetër, mësohet se më shumë se 2700 shtëpi u dëmtuan dhe janë shembur.

Kina preket rregullisht nga përmbytjet përgjatë muajve të verës, më shpesh në zonat qendrore dhe jugore.

Përmbytjet më të larta në vitet e fundit ndodhën në vitin 1998, kur më shumë se 2000 njerëz vdiqën dhe gati 3 milionë shtëpi u shkatërruan, kryesisht përgjatë Yangtze, lumit më të vrullshëm të Kinës.

Qeveria ka investuar shumë në kontrollin e përmbytjeve me projekte hidroelektrike si diga gjigante Tre Gorges në Yangtze, shkruan Rai News.

1654754354021 Gettyimages

Në nivel global, stuhitë tropikale intensive janë në rritje për shkak të ndryshimeve klimatike, duke çuar në përmbytje të shtuara që kërcënojnë jetën e njerëzve, të korrat dhe cilësinë e ujërave nëntokësore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit