KINË – Li: Bashkëpunim me SHBA-në

Mos i humb

Kryeministri i ri i Kinës, Li Qiang ka bërë thirrje për rritje të bashkëpunimit midis Pekinit dhe Uashingtonit në ditën e fundit të seancës së këtij viti të Kongresit Popullor Kombëtar Kinez.

“Dy ekonomitë më të mëdha në botë janë të lidhura ngushtë ekonomikisht dhe në sektorin e tregtisë”, tha kryeministri i ri, Li Qiang në konferencën e tij të parë për shtyp.

“Kina dhe SHBA-ja mund dhe duhet të bashkëpunojnë,” tha Li.

“Rrethimi dhe shtypja nuk janë në interesin e askujt”, shtoi ai, duke përsëritur akuzat e presidentit kinez Xi Jinping se SHBA-ja dëshiron të parandalojë ngritjen e Kinës në botë përmes kontrollit dhe izolimit.

Lidhjet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara te Amerikes janë testuar muajt e fundit nga rrëzimi i një baloni të supozuar spiunazhi kinez në hapësirën ajrore të SHBA-së, duke rritur tensionet e shkaktuara nga pretendimet e Pekinit ndaj Tajvanit, ndër të tjera.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit