Kinë, regjistrohen 3 vdekje të reja nga COVID-19

Mos i humb

Kina sot ka njoftuar se tre persona të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19), ndërsa janë konfirmuar 62 raste të reja prej të cilave 59 janë të importuara.

Në kumtesën e Komisionit Kombëtar Shëndetësor kinez thuhet se të tre rastet lokale u gjetën në provincat Shandong dhe Guangdong.

Pas 76 ditëve, dje Kina ngriti bllokimin e COVID-19 në qytetin Wuhan, ku infeksioni u raportua për herë të parë.

Autoritetet shëndetësore kineze thanë se 81.802 raste të konfirmuara janë raportuar në të gjithë vendin që nga dhjetori i kaluar ndërsa 3.333 njerëz kanë vdekur. Shumica e rasteve dhe vdekjeve u raportuan nga provinca Hubei.

Rreth 77.227 pacientë u shëruan dhe u liruan nga spitalet.

Megjithatë, zyrtarët thanë se numri i rasteve asimptomatike u rrit në 1.095, që përfshijnë 358 raste të importuara.

Në rajone të veçanta administrative Hong Kong dhe Macao dhe në Tajvan, u raportuan gjithsej 935 raste.

Nëntë persona, përfshirë katër në Hong Kong dhe pesë në Tajvan kanë vdekur për shkak të koronavirusit.

– Ngadalësim në Korenë e Jugut

Numri i rasteve të reja të koronavirusit në Korenë e Jugut vazhdoi të ngadalësohet me rreth 50 raste të tjera të regjistruara për të tretën ditë radhazi.

Megjithatë, numri i të vdekurve për shkak të virusit u rrit në 200, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap.

Autoritetet shëndetësore thanë se Koreja e Jugut ka gjithsej 10.384 raste të koronavirusit ndërsa 6.776 pacientë janë shëruar nga sëmundja.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale me epiqendër të re Evropën, pasi Kina kryesisht ka dalë nga kriza.

Sipas të dhënave nga Universiteti “Johns Hopkins” me bazë në SHBA, deri më tani numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka tejkaluar shifrën 1.4 milionë me mbi 82 mijë vdekje dhe mbi 301 mijë të shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit