Spanjë, rritet në 14.555 numri i të vdekurve nga COVID-19

Mos i humb

Me 757 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Spanjë, numri i të vdekurve është rritur sot në 14.555.

Numri i të vdekurve të regjistruar sot është pak më i lartë se dje, kur u regjistruan 743 vdekje, por akoma mbetet më i ulët se numri rekord prej 950 vdekjeve i regjistruar të enjten e kaluar.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Spanjës, në vend janë konfirmuar 6.180 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e rasteve në 146.690.

Ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa, dje sqaroi se Spanja ka një nga përkufizimet “më rigoroze” të koronavirusit në Evropë dhe vetëm ata rezultuan pozitiv llogariten në numrin zyrtar të vdekjeve.

Kjo lë jashtë numrit të përgjithshëm mijëra njerëz që potencialisht u trajtuan si raste të mundshme por jo të konfirmuara, dhe ata që vdiqën në shtëpi pleqsh pa u testuar.

Mirëpo, me masat e rrepta të bllokimit për më shumë se tre javë në Spanjë, shumë spitale kanë filluar të ndiejnë lehtësimin e presionit.

Mbi 63.000 njerëz në Spanjë kanë kërkuar trajtim në spital për shkak të COVID-19. Mirëpo, numri i pacientëve që shërohen po rritet çdo ditë.

Deri më sot, mbi 48.000 persona janë shëruar, prej tyre 5.000 në 24 orët e fundit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit