Kirurgët kundërshtojnë mediat se kërkojnë pagë 4000 euro, ja cila është e vërteta sipas tyre!

Mos i humb

Mjekët ortopedë të QKUK-së dje kanë paralajmëruar që kanë ndërprerë grevën ndërsa të pakënaqur vazhdojnë të jenë edhe më tutje Kirurgët e QKUK-së, të cilët kanë vendosur që grevën e nisur në dhjetorin e vitit të kaluar ta vazhdojn tutje varësisht nga ajo që shteti ua dyfishoi pagat në 1200 euro, shkruan Kosova Post.

Diten e shtunë Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin e Ri për pagat në bazë të së cilit mjekëve do t’u rriten të hyrat mujore nga 600 në 1 mijë e 200 euro, por një gjë të tillë e kanë shpërfillur kirurgët të cilët kanë kërkuar që greva e tyre nuk do të ndalet derisa paga të rritet në 4000 mijë euro, si siç thuhet në mediat e tjera.

Kosova Post ka kontaktuar me përfaqësuesin e grevistëve të kirurgjisë, Arbër Morina, i cili ka hedhur poshtë të gjitha ato që janë folur deri më tani në media, duke thënë se grevën nuk e kanë ndërprerë për shkak të mos rritjes së pagës në 4000 euro, por sepse nuk është rregulluar koeficienti. Sipas tij Qeveria e ka zbritur koeficientin prej dhjetë sa ka qenë në tetë.

“Arsyeja e mosndërprerjes së grevës është rregullimi i koeficientëve, rregullimi i dinjitetit të mjekëve në këtë shoqëri. Matematika elementare e don një llogaritje të thjeshtë. Dmth një koeficient 10.0 që kemi kërku na me koeficientit aktual në Republikës së Kosovës 239, kish me qenë 2390 euro, por po flas me koeficientin10 që e kemi kërku në fillim. Përderisa Qeveria dhe vartësit e tjerë që ia kanë zbrit vetës koeficientin prej 10 në 8, atëherë 8 e shumëzoni me 239 dhe del vlera e pagës që e kemi kërku ne. Ska ktu as 3000 as 4000, kurrë ne nuk kemi përmend shifra në rrogë. Ne kemi dasht me u rregullu koeficienti si një faktor i cili rregullon nivelin e profesionistave në këtë shtet, ne kemi dasht që me koeficientin e caktum me u rregullu pozita e secilit indivind në shoqërinë tonë. Ne kemi kërku me u respektu ligji, dhe kur respektohet ligji  rregullohen të gjitha strukturat e këtij shteti . Ne kemi kemi kërku për të gjithë mjekët e Republikës së Kosovës sepse ne jemi struktura mjekësore , kjo është e vërteta!”, u shpreh Morina.

Ndërsa Albatrti Matoshi, nga Ministria e Shëndetësisë, tha se kjo ministri ka bërë maksimumin e saj ku përmes ligjit të ri për paga, profesionistëve shëndetësorë u është bërë rritja më e madhe e pagave që ka mundur të jetën ndonjëherë.

“Përmes ligjit të ri për pagat, profesionistëve shëndetësore u është bërë rrritja më e madhe e pagave ndonjëherë. Për mjekët specialist, pothuajse është dyfishim i pagës që kanë pasur. Kjo është rritje më e madhe sesa secili sektor tjetër, por edhe sesa profesionistët tjerë shëndetësorë të rajonit. Prandaj, kjo rritje duhet mirëpritur dhe respektuar nga të gjithë, edhe nga kirurgët, sepse Kosova nuk ka mundësi të tjera buxhetore për të dalluar askend tjetër. A meritojnë mjekët paga akoma më të medha? Natyrisht. Por këtë herë duhet t’i gëzohemi kësaj rritje dhe të gjithë së bashku ta kthejmë vemendjen te pacientët, natyrisht duke mbajtur hapur dialogun social për hapat e radhës që do të shërbejn për përmirësimin e kushteve për të gjithë sektorin e shëndetësisë”, u shpreh Matoshi.

Në fund ai shtoi se të gjithë profesionistët shëndetësorë duhet të kenë besim në institucionin që i përfaqësonë, sepse kanë filluar reforma të mëdha në sistemin shëndetësorë.

“Profesionistët shëndetësorë tashmë mund të besojnë tek institucionet që i përfaqësojnë, sepse kanë një aleat të fuqishëm krah tyre, si ministrin Ismaili, i cili ka nisur reformat të mëdha në krijimin e një sistemi shëndetësorë me qendër pacientin”, deklaroi Matoshi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit