Kishin mbjellë kanabis, arrestohet “Papi” dhe 3 të tjerë në Sarandë

Mos i humb

Policia e Sarandës ka goditur një tjetër grup kriminal që dyshohej se kultivonin bimë narkotike.

Në prangat e policisë kanë përfunduar 4 shtetas mes tyre edhe 62-vjeçari i njohur me pseudonimin “Papi”, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Janë arrestuar: Dashnor Alushaj (i njohur me ermin Papi), 62 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike“;

– Gramoz Breshanaj, 34 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë;

– Ermir Indrisllari, 30 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike“;

– Esmeraldo Alushaj, 19 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë.

– Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. A., 30 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Five”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me DVP Vlorë.

Vihen në pranga 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, 2 prej tyre me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera në të gjithë qarkun Vlorë, në zbatim të planit të masave për parandalimin evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një hetimi njëmujor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Vlorë, u finalizua operacioni policor i koduar “Five”, në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-Dashnor Alushaj (i njohur me ermin Papi), 62 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike“;

-Gramoz Breshanaj, 34 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë;

-Ermir Indrisllari, 30 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike“;

-Esmeraldo Alushaj, 19 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. A., 30 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë.

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në territorin e fshatit Vrinë, bashkia Konispol, Sarandë, kanë kultivuar bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie gjatë operacionit policor.

Gjithashtu, nga tërësia e veprimeve procedurale dhe provat materiale të sekuestruara dyshohet se shtetasi Dashnor Alushaj është organizatori dhe financuesi i kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit