Kantonet kërkojnë rregulla më të rrepta për hyrjen në Zvicër

Mos i humb

Konferenca e Drejtorëve Kantonalë të Shëndetit (GDK), ka bërë me dije seot se disa kantone po bëjnë thirrje që të ashpërsohen rregullat e hyrjes në Zvicër.

Sipas tyre, në një krahasim evropian, rregulloret aktuale për hyrjen në Zvicër janë hartuar shumë lirshëm.

Siç është raportuar tashmë, më 8 shtator, Këshilli Federalpati prezantuar për konsultim dy propozime për kriteret e reja të hyrjes.

Varianti 1 mbështetet në testimin e përsëritur të udhëtarëve, në rastet kur ata janë të pa-shëruar dhe të pavaksinuar, transmeton albinfo.ch. Me fjalë tjera, në këto raste, me rastin e hyrjes në Zvicër duhet të tregohet një test negativ.

Gjithnjë sipas propozimit numër 1, një test tjetër i kryer në Zvicër duhet të kërkohet midis ditës së katërt dhe të shtatë pas hyrjes në Zvicër. Pastaj, rezultati i këtij testi të dytë duhet t’i dërgohet kantonit.

Varianti 2 kërkon gjithashtu që njerëzit e pavaksinuar dhe të pa-shëruar të paraqesin një rezultat negativ të testit kur hyjnë në vend, përcjell albinfo.ch. Por dallimi këtu është se pas hyrjes në Zvicër, këta njerëz duhet të kalojnë në karantinë. Pas shtatë ditësh, atyre u mundësohet një test falas.

Në të dy variantet, rregullat duhet të shtrihen në të gjitha llojet e hyrjeve (trafik i ngadalshëm, aeroplan, tren, anije, autobus dhe makina private).

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit